GERMAN SCHOOL OF
KOSOVA

Educating Young Leaders,
Building Bright Futures.

shape-img
shape-img
shape-img
shape-img
shape-img
shape-img

GERMAN SCHOOL OF KOSOVA

Educating Young Leaders,
Building Bright Futures.

Pse GSK?

German School of Kosova është shkolla e parë e këtij lloji, e cila ndërthur sistemin arsimor kosovar, gjerman dhe amerikan.

Sistemi arsimor gjerman dhe amerikan

Në GSK mësimi bazohet në kurrikulën kosovare, të pasuruar me praktikat më të mira të kurrikulave gjermane dhe amerikane.

Staf profesional

Mësimdhënësit e kualifikuar, me përvojë dhe të përkushtuar të GSK ofrojnë
kombinim unik të perspektivave lokale dhe ndërkombëtare të mësimdhënies,
të nxënit dhe kulturës.

Mësimi në tri gjuhë

Gjuha shqipe, gjermane dhe angleze janë tri gjuhët që do të mësohen dhe përdoren në aktivitete.

Laboratorë të pajisur për mësim praktik

GSK është një institucion arsimor modern i pajisur me teknologjinë më moderne,
laboratorë që fokusohen në ofrimin e një përvoje praktike të të mësuarit
për të gjithë nxënësit e shkollës.

Platformë digjitale për informim në kohë reale

GSK është e pajisur me një platformë digjitale që u jep prindërve në kohë reale
qasje në informata për progresin akademik, social dhe emocional të fëmijës së tyre.

Ushqim i shëndetshëm dhe aktivitetet fizike

GSK është e përkushtuar t'u sigurojë nxënësve ushqim të shëndetshëm dhe
të promovojë shprehitë e shëndetshme të të ushqyerit dhe mirëqenies së përgjithshme.
VLERAT TONA

Misioni dhe Vizioni

German School of Kosova është shkollë private e nivelit fillor dhe të mesëm të ulët. GSK ofron arsim cilësor dhe inovativ me praktikat më të mira të sistemeve arsimore kosovare, gjermane dhe amerikane. Mësimdhënia në tre gjuhë të ndryshme dhe stafi profesional vendas dhe ndërkombëtar e bëjnë GSK një shkollë unike dhe lider në vend dhe rajon.

Vizioni ynë

German School of Kosova synon të jetë një institucion arsimor i nivelit të lartë që ofron edukim cilësor dhe krijon eksperienca unike për të gjithë nxënësit dhe prindërit e tyre.

Misioni ynë

Misioni ynë në German School of Kosova është të ofrojmë një mjedis mësimor të sigurt, gjithëpërfshirës dhe stimulues, ku nxënësit mund të shkëlqejnë në aspektin akademik, social dhe emocional.

Vlerat tona

Integriteti
Respekti
Diversiteti
Kreativiteti
Mendimi kritik
Vetëbesimi
Empatia
Ekselenca

Historiku ynë

The German School of Kosova vjen si një vazhdimësi e suksesshme e The Cambridge School dhe së fundmi e Cambridge Kids. Shkolla e gjuhëve të huaja, The Cambridge School është
themeluar në vitin 1995, dhe është një nga shkollat më të mira gjuhësore në Kosovë. Mbi 200,000 studentë mësuan gjuhë të ndryshme në 13 degët e saj. Puna e suksesshme e The Cambridge School, e cila rezultoi me arritje të larta të nxënësve të saj dhe prindër të kënaqur me punën dhe edukimin e ofruar për fëmijët e tyre nga kopshti Cambridge Kids, rezultoi me themelimin e shkollës fillore dhe të mesme të ulët, German School of Kosova. Për ta bërë këtë një shkollë unike, themeluesit bashkuan forcat me disa institucione arsimore në Gjermani, përkatësisht me Deutsche Fernschule, Friedrich Wilhelm Raiffeisen Schule dhe SchuleExpert . Këto shkolla njihen si disa nga shkollat më inovative në vend. Ata bashkëpunuan me The Cambridge School dhe edukatorë amerikanë për të themeluar German School of Kosova, e cila do të zbatojë konceptin e njohur WEiSE, i dëshmuar në mbi 15 vende të botës. Kjo qasje unike edukative i jep përparësi mësimit të individualizuar, të udhëhequr nga vlerat dhe dija dhe inkurajon përfshirjen aktive të prindërve. Qëllimi është që të krijohet një mjedis ku nxënësit kënaqen duke mësuar dhe prindërit do të dëshironin që ata të kishin ndjekur një shkollë si kjo.

Blog

Qëndroni të informuar me aktivitetet dhe ngjarjet në GSK.

Stafi akademik

Ne në German School of Kosova, krenohemi që kemi një staf akademik shumë të kualifikuar dhe të larmishëm. Ekipi ynë është i përbërë nga profesionistë vendor dhe ndërkombëtarë me përvojë dhe ekspertizë në sistemin arsimor kosovar, gjerman dhe amerikan. Secili mësimdhënës është i përkushtuar për të ofruar arsim cilësor dhe për të nxitur një mjedis mësimor stimulues për nxënësit tanë. Ne besojmë se ekspertiza e stafit tonë akademik, së bashku me metodat tona inovative të mësimdhënies, do të ndihmojnë nxënësit tanë që të arrijnë potencialin e tyre të plotë dhe të kenë sukses në arsimimin e mëtejshëm. Bashkëpunimi i ngushtë mes mësimdhënësve do të bëjë të nxënit të këndshëm dhe të kuptueshëm. Mbështetja përmes monitorimit dhe mentorimi do të sigurojë arsim cilësor, si dhe do të ndihmojë mësimdhënësit të rriten profesionalisht dhe të jenë model të mësuarit për nxënësit e tyre.

Partnerët tanë

Apliko Tani

Regjistrohu tani për të ardhmen e fëmijës suaj!

Forma e aplikimit

Rreth Nesh

German School of Kosova është shkollë private e nivelit fillor dhe të mesëm të ulët. GSK ofron arsim cilësor dhe inovativ me partnerë gjermanë dhe amerikanë.

Kontakti

Social

© Copyright 2023 GSK School. All right reserved.

This site is registered on wpml.org as a development site.